I gjendur në izolim ndërkombëtar, vetë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij rreken vetëm për të gjetur armiq nga të gjitha krahët, për të justifikuar situatën. E njërin që e ka future në shënjestër është natyrisht George Soros, të cilit i ka vënë mbi shpinë gjitha inatet e tij. Edhe pse Sorosi, i cili është një nga sipërmarrësit e filantropët e njohur në botë, as e vë ujin në zjarr çfarë mund të mendojë një zyrtar i korruptuar i një vendi të cilin e ka mbajtur peng.

Por ka qenë një kohë, ku Berisha ju lepinte Sorosit për të marrë fonde, ngaqë ai ka qenë ndër të parët që ka ndihmuar vendet e dala nga komunizmi. Në foton e gazetës së viteve të para pas rrëzimit të komunizmit, shikohet në faqe të parë një letër ku Berisha e quan George Sorosin si “Mikun e tij personal” ku e falënderon për ndihmën që Soros ka dhënë për të ndihmuar shtypin e parë opozitarë dhe atë të pavarur në Shqipëri.

Berisha, shkruan më tej se ndihma e Sorosit ishte “çelës për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992”.

FOTO/ Kur Sali Berisha i shkruante George Soros: Ndihma juaj, çelësi