Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj radhe flet me dy standarde. Edhe pse sot e cilëson si një ndër faktet më të mëdhaja ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama dikur kur shkroi për Gërdecin, Ny Times ishte thjehst një letër higjenike dhe jo një media prestigjioze. Berisha edhe sot, u justifikua para gazetarëve se e ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.
“Në atë kohë, NyTimes shkroi në artikullin e saj një trillim banal për Shkëlzen Berishës, të pavërtetë që është faktuar me gjykatë amerikane 100% i pavërtetë. Ai citonte Devirolin, ky i fundit ka deklaruar se ka gënjyer për djalin tim me qëllim që të më dëmtonte mua. Dhe unë, si një gazetë serioze që është, marr në telefon një mikut tim dhe më thotë adresën e zv kryeredaktores. Unë i dërgova përgënjeshtrimit se aty s’kishte asgjë. Gazeta nuk botoi përgënjeshtrimin. Gazetat të cilat shpifin dhe nuk botojnë përgënjeshtrimin, meritojnë çdo epitet. Kjo ka qenë, kurse NYTimes, është në sintoni me të gjitha mediat e mëdha të botës, për McGonigal dhe Ramën. Në këtë rast s’po bën zbulim thjesht po thotë të vërtetën.”- tha Berisha.