Nga mbledhja solemne e Kuvendit, Kurti shprehu mirënjohjen e popullit nga shtypja drejt lirisë. Kurti u shpreh se sot, ndihen rrahjet e zemrave ndaj atyre që luftuan për këtë ditë
“Teksa shënojmë ditëlindjen vazhdojmë të ndjejmë rrahjet e zemrave ndaj atyre që luftuan për këtë ditë. Siç rrahin sot jep shteti ynë dhe pavarësia e tij. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, njohje dhe mirënjohje atyre që kontribuuan për shtetin e Kosovës. Mirënjohje dhe respekt për aleatët tanë e ndihmuan popullin tonë nga shtypja drejt lirisë. Gëzuar 17 shkurti dhe urime 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës.”- tha ndër të tjera Kurti.