Shefi i La Ligës, Javier Tebas, ka insistuar që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duhet të japë dorëheqjen nëse nuk mund të shpjegojë skandalin financiar të klubit. Barcelona është akuzuar se i ka paguar më shumë se 1.5 milionë euro një kompanie në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave në Spanjë nga 2016-18. Tebas ka kritikuar sjelljen e tyre, megjithëse La Liga nuk mund të hetojë ligjërisht klubin për shkak të rregullave të futbollit spanjoll.
Megjithatë, gjatë një evenimentit të hënën, Tebas – i njohur si një kritik i zëshëm i Barcelonës – ka thënë se Laporta duhet të japë dorëheqje nëse nuk është në gjendje t’i shpjegojë 33 pagesat e klubit të bëra për Jose Maria Enriquez Negreira.
“Nëse (Laporta) nuk shpjegon pse është paguar, unë mendoj se ai do të duhet të japë dorëheqjen”, citon Sport fjalët e shefit të La Ligas. Ai ka thënë gjithashtu se skandali i Barcelonës është më i rëndë se keqbërjet financiare të Juventusit.