Rusia dhe vendet perëndimore duket se janë në një “luftë të ftohtë” që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe dihet që SHBA-ja ka marrë një sërë vendimesh e sanksionesh ndaj Rusisë.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serghei Lavrov ka thënë se linjat e politikës së jashtme ruse janë përditësuar dhe qëllimi është t’i jepet fund dominimit botëror të Perëndimit për të ndërtuar një sistem më të drejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Politika jonë e jashtme e përditësuar thekson nevojën për t’i dhënë fund monopolit të Perëndimit duke ndërtuar një sistem global që parandalon ndjekjen e interesave egoiste, dhe i cili në vend të kësaj bazohet në një drejtësi të drejtë dhe ekuilibrin universal të interesave, siç kërkohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara”, tha Lavrov.