Lorenc Vangjeli ka zbuluar disa nga skenaret e opozitës në protestën që do të mbahet ditën e shtunë.

Vangjeli tha se protestuesit pritet të zhvendosen në disa institucione, përfshirë edhe KQZ-në.

Ai deklaroi se do të hidhen perime në drejtim të objekteve si Kryeministria.

“Do të ketë shumë domate dhe bimë tradicionale shqiptare. Nga këto perimet e fundit që mbeten në treg.

Do të shkojnë edhe te KQZ dhe disa institucione”, tha ndër të tjera Vangjeli.