Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kritikoi lojtarët e tij për paraqitjen e bërë mbrëmjen e djeshme ndaj Real Madrid, pas humbjes 2-5 në stadiumin Anfield. Klopp u ankua për gabimet individuale të skuadrës së tij.

Skuadra vendase dukej se kishte kontroll të plotë në Anfield pasi golat e Darëin Nunez dhe Mohamed Salah i kishin dhënë Reds një epërsi të merituar 2-0 brenda 14 minutave. Goli i Salah erdhi nga një gabim i dukshëm i portierit të Los Blancos, Thibaut Courtois.

Klopp u shfaq i tërbuar pas përfundimit të ndeshjes. Ai tha se pjesa e parë ishte e mirë por më pas gjatë pjesës së dytë e gjithë skuadra kaloi në pasivitet.

“Në fillim ishte e jashtëzakonshme. Ne me pak fjalë ishim perfekt. 2-0 përpara, e gjithë pjesa e parë ishte e mirë përveç golave,” tha gjermani për BT Sport pas ndeshjes. “Por ne u bëmë pasivë. Goli i dytë, nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë. Ashtu siç luajtëm në pjesën e parë duhet të kishim luaftuar për plot 95 minuta. Kur ata shënuan kishin 5-6 lojtarë madrilenë të pambuluar dhe nuk pati asnjë sfidë. Kjo nuk mund të ndodhë”-përfundoi gjermani.

Rezultati shënoi një mbrëmje historike për madrilenët, pasi ata thyen disa rekorde. Kurrë më parë, ‘The Reds’ nuk kishin pësuar më shumë se 4 gola në Anfield.