10 Shkurt- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se 161,864 fëmijë kanë marrë bonusin e bebes prej 2019 kur nisi ky program universal në mbështetje të të porsalindurve.

Postimi i Ministres Manastirliu:
Mirë se erdhe Ron 🫶
Me kënaqësi i dorëzova bonusin e bebes Ronit të vogël, një mbështetje direkte për familjen e tij 👨‍👩‍👦

😇 161,864 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej janarit 2019, kur nisi ky program universal që mbështet familjet e reja që gëzohen me fëmijë❤️
#FëmijëtTëParët
#ShqipëriaeArdhmjaJonë  ☀️ 🇦🇱