“Tirana qëndron” me Ukrainën, Kim: Ne nuk do t’i harrojmë vrasjet masive nga Kremlini. Kim: Ne do të jemi me popullin e Ukrainës, me këto parime për sa kohë nevojitet, presidenti Biden I kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim, ai mendonte se Ukraina ishte e dobët, ai gjeti popullin më të fortë të mundshëm, ai mendonte se perëndimi ishte përçarë të gjithë ne besojmë në liri dhe liritë, ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne e kishte gabim, populli i Ukrainës ka mundur t’Ja dalë mbanë pavarësisht sfidave, nuk është vetëm Tirana që qëndron me Ukrainën, por është Shqipëria, nuk është vetëm Shqipëra por Shtetet e Bashkuara, e gjoithë bota mbarë. Bota e di dhe ne e kemi parë ne nuk do e harrojmë vendet si Buça, Mariupol, dhunën seksuale, kampet, vrasje në masë nga Kremlini, do qëndrojmë së bashku të sjellim drejtësi dhe liri.
Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka marrë pjesë në marshimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarizim me luftën në Ukrainë, nga ku dha një mesazh mirënjohjeje.
Në fjalimin e tij ambasadori Shhkurova falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e veçantë nga kryesimi në këshillin e sigurisë të OKB si dhe për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria i ka dhënë Ukrainës.
“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës”, tha ambasadori i Ukrainës.
Në fund të fjalimit të tij, ambasadori propozoi një minutë heshtje për viktimat e luftës 1-vjeçare në Ukrainë.
Në 1-vjetorin e luftës me shpresën që do të marrë fund, qytetarët po marrin pjesë në manifestimin që nis në rrugën Ukraina e lirë pranë ambasadës ruse. Të pranishëm në manifestim janë ambasadorja Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov, kryebashkiaku Veliaj, Lindita Nikolla, ministri Peleshi, ministrja Spiropali etj. Veç qytetarëve shqiptarë, ka dhe ukrainas të pranishëm.