Në Podgoricë u zhvillua mbledhja e dytë e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku u nënshkruan dhjetë marrëveshje bashkëpunimi.
Gjatë konferencës për shtyp midis dy kryeministrave, Rama u shpreh se: “ Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit në një proces që është i Ballkanit, por duhet që të vëmë fuqitë tona të përbashkëta për të jetësuar ato parime dhe ide që janë në themel të Procesit të Berlinit. Dhe kur vjen puna te jetësimi ky është problemi ynë kryesor dhe më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për jetësimin e vizioneve dhe planeve ajo për ndërtimin e urës mbi Bunë, që do e kthej distancën midis Ulqinit dhe Velipojës në vetëm 300 metra.
Lajmi tjetër shumë i mirë është se ka filluar puna për konsorciumin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi bos dhe Kroacisë për gazsjellësin Adriatiko-Jonian, i cili duhet të përshpejtohet përmes ndërveprimit pasi kalon në shumë vende.
E treta e rëndësishme është dakordësia për forcimin e bashkëpunimit në aspektin e thithjes së fondeve për projekte ndërkufitare dhe kemi rënë dakord angazhimin të njerëzve dhe sinkronizimi i punës për hekurudhën dhe korridorit Blu.”