Mbretëria e Bashkuar ka premtuar një tjetër fond shtesë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë. Është vendosur që të dërgohen edhe 3.64 milionë dollarë shtesë për Helmetet e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore.Britania ka dhënë deri më tani një total prej 3.8 milionë paund (4.62 milionë dollarë) për Helmetat e Bardha pas tërmetit.
“Duke pasur parasysh përmasat e tërmeteve dhe vështirësitë në qasjen në zonat e prekura në veriperëndim të Sirisë, MB do t’u sigurojë Helmetave të Bardha fonde shtesë për të ndihmuar operacionet e tyre kryesore të kërkim-shpëtimit. Mbi 2,500 vullnetarë të Helmetave të Bardha janë të përfshirë në mbështetje të dy vendeve të prekura nga tërmeti tragjik i së hënës, nga i cili numërohen deri tani 20 000 viktima.