Mbreti Charles III lëshoi sot një mesazh jashtëzakonisht të ashpër dhe eksplicit mbi çështjet ndërkombëtare për shtëpinë mbretërore britanike, duke denoncuar – në përvjetorin e luftës në Ukrainë – “sulmin e paprovokuar në shkallë të gjerë” të iniciuar nga Rusia më 24 shkurt 2022.
Një sulm që i ka shkaktuar “vuajtje të paimagjinueshme” popullit ukrainas, thuhet në tekstin e publikuar nga Buckingham Palace.