Për analistin Edvin Kulluri, dy janë protestat më të fuqishme që janë bërë në vend, 14 shtatori dhe 21 janari por asnjëra prej tyre nuk solli ndërrim pushteti.
“Cështjen e llogaritjes nuk e bëj se në 30 vitet e fundit, kemi dëgjuar shifra 200 mijë apo 300 mijë, por realisht duhen pjesëtuar për 10. Dy janë protestat më të fuqishme që janë bërë 14 shtatori dhe 21 janari, por asnjëri nuk solli ndërrim pushteti. Besoj se edhe pse ka audiencë konsumtatorë të fabulës me rrëzim qeverie, por realiteti është që nuk ka menakizëm që sot të rrëzojë Ramën. Cfarë mekanizmi ka? Mosbindje civile? Kjo kërkon vendosmëri të popullit përtej PD. Më 21 janar në momentin që nisi dhuna 70% e protestuesve ikën. Mekanizmi në demokraci është vota, dhe PD duhet të shfrytëzojë këtë moment, është 14 maji. Pr mendimin tim, protestat janë legjitime, por shpesh here bëhen humbje kohe.” -u shpreh Kulluri.