Sot Sali Berisha e konfirmoi para sallës së Kuvendit, se nëse vendimi I Gjykatës së Tiranës më 3 Mars, nuk është në anën e tij ai do hyj me njerëz brenda në parlament dhe pastaj do marshoj drejt shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.

Kjo është një nga ato marrëzitë e tij publike që i kënaq të gjitha palët e armiqve të tij. Së pari I jep të drejt SHBA dhe Britanisë së Madhe që e kanë dizajnuar si “person a non grata” për shkak të shantazheve mbi drejtësinë dhe e kanë turpëruar familjarisht dhe si hajdut dhe minues të demokracisë për këtë shkak. Ky që bën sikur I kërkon prova SHBA, në fakt I jep çdo ditë prova SHBA për ndëshkimin dhe turpërimin familjar që e ka merituar.
Ky qëndrim nga ana tjetër kënaq mbi të gjitha Edi Ramën.

Nëse do të bënim një arsyetim makiavelist se çfarë I intereson Edi Ramës, që PD të jetë e përçarë, ato janë dy gjëra: E para që Berisha të mos shkoj në shtëpi, por të vazhdoj të mbaj PD të përçarë, pasi ai është shkaku I përçarjes së PD dhe e dyta që Berisha të bëj si I fort dhe të përdor gjuhën e dhunshme që përdori sot. Këtë merakun e parë e ka të zgjidhur, pasi Berisha ngjan I vendosur të rezistoj dhe ta mbaj të përçarë PD. Por që ti shijoj deri në fund kjo gjë, I duhet që Berisha të mbaj dhe fjalën të “marshoj” drejt sallës së Kuvendit me dhunë dhe drejt Surrelit. Duke parë që I mblidhen nga 100 vet para Kuvendit dhe akoma më keq duke parë protestën e fundit që ishte si funeral I “Foltores”, natyrisht që kjo ëndrra e dytë e Edi Ramës që ata të futen në Kuvend apo të shkojnë në Surrel, është pak larg realizmit, por fakti që Berisha e thotë publikisht si kërcënim, prap I bën punë.
Por kërcënimi I Berishës lehtëson shumë dhe pozitën e gjykatësve të cilët po akuzohen padrejtësisht se po mbajnë të ndarë PD. Vendimi I Gjykatës më 3 Mars, as nuk e bashkon PD dhe as e ndan dot më shumë se sa e ka ndarë Berisha. Shkaku I ndarjes së PD është Berisha dhe jo Gjykata. Gjykata është pasojë e ndarjes.

Çfarëdo vendimi të marrë Gjykata, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë e ndarë dhe Berisha do të vazhdoj të degradoj më shumë. Nëse hymë një moment në trurin e sëmurë të Berishës dhe e mendojmë se gjyqtarët për çdo natë pinë kafe me Lulzim Bashën dhe do të japin vendimin në favor të tij, atëherë pse ata duhet të shqetësohen nga dhuna e paralajmëruar e Berishës, kur kjo dhunë nuk drejtohet as kundër tyre as kundër Bashës, por kundër Ramës? Ata ku ta gjejnë këtë. Dhe Rama po ashtu. Pra Berisha thjesht po ua bën të lehtë të gjitha palëve që të marrin vendim kundër tij. Pastaj ta shikojmë sa byth ka të hyj në parlament dhe të shkoj në Surrel.