Kreu i Partisë së Lirisë ka vendosur të thurë lavde për Berishën për rrugën e Kukësit. Meta u shpreh se Rama aso kohe ka qenë kundër ndërtimit të kësaj rruge.
“Një falenderim për PD për procesin e primareve, që na bën nder dhe ne që ta mbështesim. Për një fitore të pa diskutimeshme. Kur erdha këtu më pyetën a u lodhe, po si mund të lodhem me këtë rrugë? Një falënderim i takon Berishës, mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër atë kohë. Tani më kujtohet sesi i bëjnë lekët rrushë e kumbulla për rrugë që mezi rregullohen.”- thotë Meta. Mu kujtua kjo, se ai ca kohë nuk dilte këtej, për inat të Saliut ikte nga Maqedonia kur donte të shkonte në Kosovë.