Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dorëzuar veriun e vendit tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kështu u shpreh analisti Milaim Zeka në një lidhje “Skype” me studion e ABC NEWS.
Ai shtoi se Kurti është i detyruar ta votojë Asosacionin, por edhe nëse ai nuk e bën këtë, të tjerët që do vijnë pas tij do ta kalojnë.
“Albin Kurti ia dorëzoi Vuçiçit veriun e Kosovës. Plus kësaj do të bëj edhe asociacionin, por nuk e di me siguri nëse do e bëj ose jo. Po nuk e bëri Albini do ta bëjnë ata që vijnë pas Albinit”, u shpreh analisti.