Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili ka mbërritur sot në Tiranë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të MB ndaj situatave që prekin rajonin.