Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi veprimet e deputetit të përjashtuar të PD-së Edmond Spaho. Ajo e cilësoi Spahon një revolucionar, i cili në seancën e kaluar mbajti rekord duke i fryrë bilbilit me orë të tëra.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si një revolucionar i vërtetë. Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes nuk u trashëgua tek ju. Ai ishte padiskutim më i guximshmi dhe më shumë vlerë se ju së bashku. Ai do jetë në zemrat tona, deri pas 20 ditësh, kur të jetë këtu për revolucionin e radhës. Ju po kërkoni kauzën aty ku nuk ka. Humbja më 14 maj do jetë çlirimi juaj”, tha ajo.