Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, si dhe dy rektorët e Universitetit të Mjekësisë dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës, zhvilluan një vizitë në Universitetin italian “Gabrielle D’Annunzio” në Kieti.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi thekson se ishte një kënaqësi shumë e veçantë vizita në këtë universitet, i cili është një prej partnerëve më të mirë të universiteteve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

“Në këtë drejtim, kemi tashmë të hapura 2 programe të përbashkëta të studimit Master në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, të cilat janë mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për gjithë infrastrukturën e nevojshme në zhvillimin e tyre.

Njëkohësisht, jam vërtetë optimiste sepse me këtë universitet kemi në proces aktivizimi 2 programe të tjera të përbashkëta Master me Universitetin e Sporteve të Tiranës”- shprehet ministrja.