Neymar mori pjesë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së PSG-së kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Ndër të tjera, braziliani komentoi për konfliktin mes tij, Marquinhos dhe Campos:
“Në të vërtetë ishte. Ndodh shumë, por unë i dua të gjithë, e dini, është si me të dashurën time. Futbolli nuk është vetëm dashuri dhe miqësi. Ka respekt, por ndonjëherë lindin mosmarrëveshje. Ne nuk jemi mësuar të humbim, PSG është mësuar të fitojë. Natyrisht, disfatat na mërzitin, por kjo është pjesë e procesit të vetë-përmirësimit. Sa i përket atmosferës në dhomën e zhveshjes, mund të them vetëm se ndonjëherë informacione të rreme shfaqen në shtyp dhe përhapen në mbarë botën. Ndonjëherë thashethemet vinin në momente kyçe të sezonit. Duhet të zbulojmë se çfarë po ndodh. Nuk është normale kur disa gjëra hyjnë në media, duhet të qëndrojë mes nesh. Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Një lajm i tillë na zemëron. Unë garantoj se shumica e informacioneve në shtyp janë të gabuara, por disa nga detajet janë të vërteta”.
Ndërkohë, sipas Foot Mercato, drejtuesit e PSG-së duan të shesin Neymar këtë verë. Klubi është i turpëruar nga loja e brazilianit dhe marrëdhënia e tij me shokët e skuadrës.