Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi.
Por, ajo që mori vëmendje është fakti se Olta u afrua me Kiarën dhe madje e mbështeti për mënyrën se si ishte sjellë me Luizin.
Kiara ishte ulur në një tavolinë me Oltën dhe Nitën, të cilat komentuan sjelljen e saj të një dite më parë. Olta i tha se i kishte pëlqyer shumë qëndrimi që mbajti dhe shtoi se nëse do ishte në vendin e saj, do reagonte ndryshe.
“Dje më ka pëlqyer shumë sjellja jote. Më ke lënë pa fjalë. E gjitha situata edhe pas. Unë do kisha reaguar shumë keq”, tha Olta.
Ditën e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV. Kiara ishte e tensionuar pasi Lui bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara u shqetësua madje edhe ka qarë pasi Luizi e mbështeti te lavamani dhe nuk e linte dilte.