Edhe se kanë kaluar 13 ditë që nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur ende njerëz të tjerë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë.
Edhe pse shpresat janë të pakta e disa ekipi shpëtimi të shteteve të tjera janë kthyer në vendet e tyre, ekipet turke po vazhdojnë kërkimin me shpresën se do gjejnë ende njerëz të tjerë të gjallë nën rrënoja. Deri më tani shofra alarmante e humbjeve të jetës shkon deri në 45 mijë, por pritet të rritet.