Partia Demokratike ka lajmëruar protestë kombëtare ditën e nesërme, 11 shkurt, përballë kryeministrisë.
Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore si dhe bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.
Nga ora 06:00 e mëngjesit (11 shkurt) nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.