Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë surprizë në Ukrainë, ku është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita e tij erdhi pasi gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që ai të vizitonte Poloninë.

Sipas mediave të huaja, Biden dhe Zelensky gjatë takimit mes tyre, kanë diskutuar për armët me rreze të gjatë dhe një paketë të re ndihme ushtarake.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Zelensky përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.

Zelensky tha se mbështetja ushtarake do të jetë 500 milionë dollarë (415.7 milionë funte) dhe më shumë detaje do të njoftohen të martën.

Shtëpia e Bardhë shtoi se paketa do të përfshijë municione HIMARS, sisteme anti-raketorë dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore.

Sanksione shtesë do të vendosen gjithashtu ndaj Rusisë dhe kompanive që po përpiqen të “të furnizojnë makinerinë e luftës ruse”.

“Që nga viti i kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një koalicion të gjerë kombesh nga Atlantiku në Paqësor, për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës me mbështetje të paprecedentë ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe kjo mbështetje do të zgjasë”, thuhet në një deklaratë nga zoti Biden.