Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati teksa u ndal te çështja McGonigal dhe fakti nëse duhet të hetohet apo jo nga SPAK, theksoi se ky institucion nuk duhet të jetë pjesë e politikës.
I ftuar në “Log” në Panorama Tv, Bushati tha se duhet të tregohet kujdes me akuzat, pasi duhet të flasë drejtësia amerikane, duke nënvizuar dhe variantin se McGonigal mund të shpallet i pafajshëm. Po ashtu Bushati u pyet dhe për faktin nëse Rama ka shprehur ambicie për të kandiduar për kreun e NATO-s, ndërsa ai pohoi se nuk kishte dijeni për këtë çështje.
“Kryeministri i Shqipërisë, pavarësisht se…për zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, s’mund të shkojë më tej sa i përket kësaj çështje. Çfarë ndodh nëse McGonigal del i pafajshëm. Edhe opsioni nëse ai dënohet qëndron, por dhe opsioni se mund të ndal i pafajshëm. Po këtë kush do e thotë? Do e thotë drejtësia.”, tha Bushati.
A duhet të hetojë SPAK këtë çështje?
Di që është bërë një kallëzim nga opozita, ose një pjesë e saj. Politika nuk bën dot drejtësi, SPAK nuk duhet të jetë pjesë e politikës. Pastaj se ça do bëj SPAK e di vet ky institucion.
A ka aspiruar Rama për kreun e NATO-s?
Se di nëse Rama ka aspirata për të aplikuar si kreu i NATO-s. Jo çdo gjë që publikohet në media, është e vërtetë. Nuk e di fare. Nuk kam informacione, po ta kisha do ta ndaja. Po të isha autorizuar.