Ka përfunduar mbledhja sotme e Këshillit të Ministrave dhe siç është bërë traditë tanimë, ministrat kanë dalë për të bërë publike vendimet e miratuara. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në komunikimin e tij për mediat bëri me dije se ministria e tij ka miratuar 4 projektvendime.
Dy prej këtyre projektvendimeve kanë të bëjnë me dy operacione, një në Mesdhe, me një anije ushtarake dhe 21 ushtarakë të forcave detare dhe një në Egjipt, me 3 oficerë në një një operacion shumëkëmbësh.
Projektvendimi i tretë ka të bëjë me menaxhimin e fatkeqësive, ku Peleshi u shpreh se kjo ka të bëjë me strategjinë kombëtare për zvogëlimin e fatkeqësive siç janë, përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e dheut apo edhe pandemi.
Ndërkohë projektvendimi i fundit ka të bëjë me një marrëveshje me Italinë për mbështetjen e sistemit të emergjencave ku do të merret hua më shumë se 30 milion euro.