Vëllai i Madh vendosi të organizojë një dasmë tradicionale kosovare në shtëpi, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Duke qenë se Nita është me origjinë nga Prishtina e Kosovës, ajo u përzgjodh të bënte rolin e nuses.

Nita zgjodhi si dhëndër Bledin, ndërsa kryetari i Bashkisë, i cili do lidhte kurorën e tyre ishte Luizi.

Luizi i dha bekimin “çiftit” dhe ata shkëmbyen një puthje në buzë.

Ndonëse ata nuk kanë shprehur ndonjë pëlqim për njëri-tjetrin, ata u puthën në buzë, në kuadër të lojës.