Inteligjenca e NATO-s thotë se rusët po përballen me “vështirësi të mëdha” në ngritjen e ofensivës së shkurtit për të shënuar përvjetorin e parë të konfliktit.

Në Bakhmut, ukrainasit janë “nën presion”, por rusët po paguajnë “kosto maksimale” për sa i përket jetëve njerëzore, me rreth “2000 ushtarë” që vdiqën vetëm fundjavën e kaluar. Për më tepër, ofensiva nuk po zbërthehet përgjatë gjithë frontit, por në “pika të vogla presioni”.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, trupat ruse janë të pajisura keq dhe të trajnuar keq dhe për momentin ukrainasit duket se e kanë situatën “nën kontroll”.