Në origjinën e miqësisë së gjatë midis vendeve të NATO: një transparencë e panjohur për regjimin rus. Ai i Stalinit si ai i Putinit.
Në Uashngton nuk kalon më shumë se 5 minuta në këmbë pa gjetur një memorial. Të përhapur në shtrirjen kilometrike të Mall, hapësirës gjiganteske që shtrihet midis Capitol Hill dhe memorialit (pikërisht) të Lincoln, ruhen kujtimet e të gjitha plagëve dhe madhështive të një vendi që prej 2 shekujsh e gjysmë vazhdon të pyesë mbi identitetin dhe vendin në botën e tij. Nxënës shkolle dhe turistë vijnë vazhdimisht nga të 50 shtetet e Unionit për t’u derdhur midis monumenteve përkujtuese të Mall. Njerëz me theksin e Kentucky, Minnesota apo Louisiana, në vizitë të përhershme në një vend edukimi kolektiv mbi domethënien e fjalës “Amerikë”. Mall është vendi ku festohen presidentët që vijnë në pushtet dhe ku përkujtohen paraardhësit e tyre të zhdukur, parasëgjithash George Washington, të cilit i kushtohet një obelisk gjigantesk simbol i kryeqytetit. Është edhe vendi i megaprotestave, i “I have a dream” të Martin Luther King (që natyrisht ka memorialin e tij), i marshimeve kundër abortit si ai i pak ditëve më parë për 50 vitet e vendimit Roe v Wade dhe i manifestimeve kundër dhe në favor të çfardo gjëje. Vetë ndërtesa e Kapitolit, që mbyll perspektivën e Mall, është bërë në një farë kuptimi një monument përkujtues: pas sulmit të 6 janarit 2021 nga ana e mbështetësve të humbësit Donald Trump, është një promemorie e madhe sesa është e brishtë demokracia, edhe në vendin që prej më shumë kohe se të gjithë në botë ka një qeveri demokratike.
Së fundmi është vendi i monumenteve të të rënëve, hapësirës që bashkë me varrezën fqinje të Arlingtonkujton çmimin e shumë luftërave që kanë bërë Shtetet e Bashkuara. Nga memoriali i famshëm dhe mallëngjyes i Vietnamit, tek ato më formalë dhe pak përfshirëskushtuar Luftës së Dytë Botërore apo me konfliktin në Kore. Vitin e ardhshëm do të hapet “Desert Storm and Desert Shield Memorial”, kushtuar luftës në Irak të vitit 1991, ndërsa ai i më të fundit të luftuar në Bagdad eKabul mbesin plagë ende shumë të freskëta (edhe pse Pentagoni punon në një memorial kushtuar “Luftës kundër Terrorizmit”). Por ka edhe një konflikt të përfunduar prej disa kohësh që nuk e ka ende një monument: Lufta e Ftohtë. Natyrisht që ka shumë vende kushtuar temës së spiunazhit, edhe brenda muzeumeve të fondacionit Smithsonian, se mbi Mall janë vëendet e vërteta e thellimit të historive të “treguara” jashtë nga monumentet. Në Langley fqinje, larg nga sytë e turistëve, është muri me yjet anonime që kujton të rënët e CIA në luftën e spiunëve kundër sovjetikëve. Akoma më larg, në një hapësirë të madhe të hapur midis Chicago dhe Milwaukee, po shkoj në një vend kujtese kushtuar “Veteranëve të Luftës së Ftohtë” të dëshiruar nga muzeumi i historisë ushtarake të Fondacionit Pritzker dhe aty këtu janë copërat e Murit të Berlinit, përfshi një në Kaliforni përballë varrit të Ronald Reagan, që ka kontribuar më shumë se të gjithë që ta rrëzojë, por ndjesia e përgjithshme është se nuk ka ardhur ende koha për të tërhequr mbi Uashingtonmonumente kushtuar Cold War. Lufta në Ukrainë nuk bën gjë tjetër veçse forcon idenë se ndoshta ai konflikt i pazakontë gjeopolitik nuk ka përfunduar akoma dhe vetëm ka ndryshuar lëkurën.
Megjithatë do të ishte një memorial tashmë gati, një vend – simbol i përkryer për ta kujtuar konfrontimin midis dy blloqve që ka shënuar botën pas Luftës së Dytë Botërore. Sot quhet Auditorium Andrew Mellon, ka një fasadë prej tempulli grek me kolona dorike që u pëlqenin shumë arkitektëve të Uashingtonit në fillimin e shekullit të kaluar dhe shpalos fasadën në Constitution Avenue, në anën veriore të Mall. Është pjesë e një kompleksi gjigantesk ndërtesash federale të njëjta me shumë të tjera të cilave askush nuk ua hedh shikimin:kolonat dorike të Mellon shërbejnë vetëm si sfond autobuzëve turistikë që parkonin përpara për të shkarkuar flotat e djemëve të drejtuar nga ana tjetër e rrugës, Muzeumin e Historisë Amerikane të Smithsonian. Përpara se t’i kushtohej Mellon, ishte auditori i Departamentit të Shetit dhe është këtu që me 4 prill 1949, me një ceremoni solemne të drejtuar nga presidenti Harry Truman, 12 vende themeluese, midis të cilave Italia, firmosën North Atlantic Treaty. Është këtu pra që lindi NATO. Në kohën ku shumë donin të aderonin në NATO, ndërsa Vladimir Putin dhe shumë prej vlerësuesve të tij edhe nga shtëpia jonë do të donin të zhdukej, është e pashmangshme që të kthehet e të pyetet mbi identitetin e paktit atlantik dhe të organizatës që mishëron dhe çdo refleksion mbi identitetin, që të jetë ai një institucioni apo i një kompanie, kërkon që të kthehet në origjinë, të zbulohet si ka filluar gjithçka dhe pse.
“Cikli i 9 muajve negociata – shkroi atë ditë i dërguari në Uashington i “Corriere della Sera”, Ugo Stille – është kryer kur 23 firma të vendosura në kalkun e një dokumenti prej 12 faqesh të shkruara me makinë me letër speciale me borde të praruara, dhe të mbajtura bashkë nga një nastro tringjyrëshe bardhë – kuqe –kaltëroshe, kanë konsakruar zyrtarisht dhe formalisht bashkimin e 332 milion njerëzve, që i përkasin 12 shteteve, në aleancën më të madhe që historia ka regjistruar deri më tani në kohë paqeje, dhe është pikërisht një aleancë për ta ruajtur paqen, siç ka deklaruar presidenti Truman në diskutimin që ka shënuar kulmin e manifestimeve oratoreske të ceremonisë”. Atmosfera ishte ajo e rasteve të mëdha, auditori u mbyt nga bimët që rrethonin një skenë mbi të cilën uleshin të dërguarit e vendeve aleate. Për të bërë nderimet e shtëpisë, sekretari i Shtetit Dean Acheson në kostum të hirtë dhe kollare blu me pika. Franca përfaqësohej nga Robert Schuman, një prej etërvethemelues të Europës së bashkuar. Nga Italia kishte ardhur konti Carlo Sforza, ministër i Jashtëm, i shoqëruar nga ambasadori Alberto Tarchiani, që për një dekadë do të jetë njeriu – kyç i raporteve midis Romës dhe Uashingtonit. Një çift protagonistësh të antifashizmit, Sforza dhe Tarchiani, që gëzonte në Amerikë një respekt të jashtëzakonshëm për atë sesi patën luftuar në ekzil kundër diktaturës së Mussolini.Përpara tyre, në sallë, qindra të ftuar të të gjitha institucioneve amerikane dhe 300 gazetarë e fotografë të ardhur nga e gjithë bota.
Kolonat dorike të auditorit, të realizuar me beton tëpërzier me lëvozhga të copëtuara gocash deti, e bëjnë të përkryer akustikën në sallë dhe fjalët e Truman vijnë të forta dhe të qarta për të gjithë. Tingëllojnë familjare edhe për veshët e shekullit të XX: “Ka që theksojnë se ky traktat është një pakt agresiv nga ana e vendeve që lagen nga Atlantiku. Kjo është absolutisht false. Pakti do të ketë një influencë pozitive, jo negative, ndaj paqes dhe infuenca e tij do të dëgjohet jo vetëm në rajonin ai specifikisht përfshin, por në të gjithë botën. Për dy herë në kohërat e fundit”, vazhdoi Truman, “kombet kanë pësuar goditjen vdekjeprurëse të agresioneve jo të provokuara. Popujt, ndaj të cilit qeveritë tona janë përgjegjëse, kërkojnë që fate të ngjashme të mos ndodhin më. Ne jemi të vendosur të bëjmë që një gjë e tillë të mos përsëritet më”.
Stalini e mori shumë keq. Urdhëroi të gjitha ambasadat sovjetike të dërgonin protesta shumë të ashpra kundër qeverive që kishin nënshkruar paktin dhe ministri i tijMolotov (Lavrovi i kohës) t’i kërcënojë paksa të gjithë. Si banori aktual i Kremlinit, Stalini ishte i bindur se pas përfundimit të konfliktit botëror vendet kapitaliste do tëshpërbëheshin, duke hyrë në krizë dhe duke humbur çdo aftësi reaguese ndaj iniciativave të tij. Se doli një vizion multilateral dhe deri një aleancë e tipit ushtarak, nëMoskë nuk e kishte parashikuar askush. Bindja se Perëndimi ishte dekadent dhe i korruptuar e kishte shtyrë Stalinin të lëvizte agresivisht përballë të cilave priteshin shumë pak reagime. Si grushti i shtetit i komunistëve në Çekosllovaki – që me Jan Masaryk inauguroi sezonin ende në zhvillim të vdekjeve misterioze duke flutuar nga dritarja – dhe bllokimi iBerlinit, ndaj të cilit amerikanët i përgjigjën me një urë ajrore të pazakontë gjiganteske.
Studimet e John Lewis Gaddis në Yale University, i konsideruar ndoshta historiani më i madh i Luftës së Ftohtë në botë, kanë demonstruar sesa zgjedhjet e Stalinit kanë qenë frut i sindromit të shefit, i paaftësisë për të dëgjuar nga bashkëpuntorët sesi ishte vërtet gjërat dhe i territorit të të gjithë atyre që e rrethonin për ta kundërshtuar. Një sindromë që edhe në këtë rast nuk duket e zhdukur në Kremlin. Lindja e NATO e kapi gafil Moskën, pasi Molotovi dhe diplomatët e tij kishin mbetur yes-men që tregonin një realitet të lexuar vetëm nëpërmjet syzeve të ideologjisë. Asgjë nuk e demonstron më miri sesa diferenca midis dy personazhesh kyç të atyre viteve: George Kennan dheNikolai Novikov. I pari ishte një diplomat i ri i shkëputur pranë ambasadës amerikane në Moskë që në vitin 1946 kishte marrë iniciativën t’i përgjigjej me një analizë të tijën pyetjes që qarkullonte në Shtëpinë e Bardhë në atë moment të pasluftës, përballë paparashikueshmërisë sovjetike: “Por Stalini çfarë do?”. Kabllogrami sekret prej 8000 fjalësh që Kennan i transmetoi Uashingtonit më 22 shkurt të 1946 nga ambasada në Moskë është bërë një copë historie dhe një tekst studimor për kë bën politikën e jashtme. Kennan shpjegonte se në ndryshim nga ajo që mendonte Departamenti i Shtetit, intransigjenca sovjetike nuk kishte të bënte aspak me zgjedhjet e Perëndimit, ishte krejtësisht e lidhur me nevojat e brendshme të regjimit stalinist. Bashkimi Sovjetik duhet ta trajtonte pjesën tjetër të botës si armik pasi ishte gjëja e vetme që mbante në këmbë diktaturën gjakatare të Stalinit. E kotë për Perëndimin të mendonte ta kundërshtonte me luftë:Bashkimi Sovjetik duhej menaxhuar me durim dhe dorë të fortë, duke e frenuar dhe duke e lënë të përgjakej.Tezat e Kennan patën një jehonë të madhe në Uashington dhe qenë në bazën e Doktrinës Truman dhe të Planit Marshall të ardhshëm.
Gjëja që amerikanët e mësuan vetëm shumë vite më pas se spiunët rusë e infiltruar në qeveritë perëndimore kishin bërë të vinte në kohë reale kabllogramin e Kennan në duart e Stalinit, që kështu dinte çdo gjë që Uashingtoni mendonte për të. Për të gjithë përgjigjen, lideri sovjetik i kërkoi ambasadorit të tij në Shtetet e Bashkuara, Novikov, t’ia dërgojë nga ana e tij një telegram të gjatë shpjegimi të pozicionit amerikan. Në ndryshim nga ai i Kennan, dokumenti i Novikov është një shembull i gjithçkaje që një diplomat nuk duhet të bëjë: përshkruante realitetin si Stalini do të donte të dëgjonte të përshkuhej, paraqiste një Amerikëimperialiste që ëndërronte vetëm dominimin botëror dhe donte ta ndante planetin me britanikët, fliste për një Perëndim në pragun e katastrofës dhe parafiguronte ndarje dhe paaftësi të çdo aleance midis vendeve kapitaliste. I siguruar nga këto analiza dhe nga ato të Molotovit e të inteligjencës, siç ka rindërtuar Gaddis, Stalini e nënvlerësoi Planin Marshall dhe mbeti paksa i vonuar nga kohezioni me të cilin Europa Perëndimore lëvizi për ta krijuar NATO. Edhe përballë shfaqjes së pavarësisë nga Moska i komunizmit të Titos në Jugosllavi, lideri sovjetik dhe kundërshtarët e tij amerikane reaguan në mënyrë të kundërt mbi bazën e strategjive që po ndërtonin. Për Stalinin, Tito ishte i parëndësishëm dhe Bashkimi Sovjetik mund ta fuste nën ombrellën e tij kur të donte: “Më mjafton të lëviz gishtin e vogël dhe nuk do të ketë më Tito”, i thoshte të tijëve. Për amerikanët, ishte diktatori i radhës për t’u menaxhuar pa shumë skrupuj: “Tito është një bir kurve, pëlqente të thoshte Acheson, ama është biri i kurvës i jonë”.
Aftësia e sintezës dhe e leximit të kuadrit gjeopolitik që u demonstruan aleatëve perëndimorë në ato vite u përkthye nga një pakt atlantik me thjeshtësi të jashtëzakonshme që ka mbijetuar thuajse i paprekur nga viti 1949 deri më sot. 14 nene të shkurtër dhe të qartë, të mbledhur në 12 faqe të shkruara me makinë (6 në anglisht dhe 6 në frëngjisht) që u firmosën në ceremoninë në auditorin e ngritur me një stil paksa pakian në Constitution Avenue. Traktativa për t’i përcaktuar ka qenë e shpejtë dhe kishte parë 12 qeveritë firmatare të lëvizin në sintoni të madhe. Më të famshmit midis 14 neneve janë i 4 dhe i 5, që përkufizojnë modalitetet që mund ta çojnë NATO të reagojnë ndaj agresioneve, por natyra e vërtetë e paktit është ajo që ndodhet në nenin 1, që e lidh direkt me aktivitetin dhe statutin e Kombeve të Bashkuara, që kishte lindur pak vite më parë. “Pakti i Atlantikut Verior”, tha atë ditë Sforza në emër të Italisë, përpara se të firmosë dokumentin midis kolonave dorike sot të injoruara nga turistët që shkojnë në muzeumet Smithsonian, “do të mbesë një prej evenimenteve më fisnikë dhe më bujarë të historisë së njerëzimit. Me kusht që të gjithë anëtarët dijnë të demonstrojnë – në kuadrët të paktit dhe jashtë prej tij – që historia e dhimbshme e Europës i ka dhënë atyre mësimin më të lartë: domethënë që asnjë vend në botë mund të ndjehet i sigurtë në prosperitetin dhe hapësirën e tij, nëse të gjithë fqinjët e saj nuk procedojnë, me siguri të njëjtë, drejt së njëjtës rrugë.
(nga Il Foglio)
Përgatiti: Armin Tirana