Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, ku sërish i përfshirë ka qenë një autobus urban. Këtë herë është përplasur në rrethrrotullimin e Saukut një urban i linjës me një karrotrec. Paraprakisht, mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve shkaqet e këtij aksidenti. Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur sot në Tiranë, ku mes mjeteve të përfshira ka pasur edhe autobusë të linjave urbane.
Aksidenti i paradites, ku u përfshi një urban i Unazës shkaktoi disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.