Kina ka bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një letër me 12 pika, Pekini theksoi kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të armëve bërthamore.

Në pikën e tij të parë ai u kërkoi palëve të respektojnë sovranitetin e të gjitha kombeve. Kina është kritikuar gjithashtu nga SHBA-ja dhe aleatët e saj se ka kundërshtuar të dënojë pushtimin e Rusisë.

Të mërkurën, presidenti rus Putin takoi zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, Wang Yi, në Moskë dhe tha se bashkëpunimi me Pekinin ishte “i rëndësishëm për të stabilizuar situatën ndërkombëtare.