Analisti Frrok Çupi ka komentuar çështjen e Gërdecit dhe lëvizjen e bërë së fundmi nga SPAK, duke çuar për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Si Mediu ashtu edhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha janë “ankuar” se nuk janë thirrur asnjëherë nga organet e drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve, e për këtë Çupi përgjigjet se kjo nuk ka ndodhur pasi drejtësia ka qenë e kapur totalisht nga Sali Berisha.
“Ky tregim është bomerang i tyre sepse ata kanë përfaqësuar majat e shtetit. Ata nuk janë thirrur sepse drejtësia ndodhej në dorë të Sali Berishës.
Nëse ka pasur ndonjë gjë të konsoliduar në kohën e qeverisë Berisha, ka qenë manipulimi total i drejtësisë.
Dukeqenëse se këta vet mbyllën derën e drejtësisë për të gjykuar, po këta ankohen se nuk janë thirrur. Edhe në momentin kur bota qytetare, hyri në luftë për t pastruar vendin nga krimi i Berishës, në këtë momente edhe vetë Amerika para helmimit të drejtësisë ngriti duart lart.
Sot e kësaj dite, në organet e zgjedhura nga drejtësia e re ka të helmuar të Berishës. Amerika u gjend para një shkëmbi të madh duke u detyruar të bëjë reformën në drejtësia për ta thyer. Erdhi momenti që të thërriten, është hap i madh në drejtësisë,” u shpreh Çupi në studion e ABC News.
I pyetur nëse “non-grata” e Sali Berishës ka lidhje me “Gërdecin”, Çupi u shpreh i sigurtë se të gjithë ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, që janë kryer thuajse nga Berisha kanë lidhje me “non-gratën”.
“Gjithçka kriminale që ka ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, thuajse të kryera nga Sali Berisha kanë lidhje me non gratën dhe të ardhmen e tij,” përfundoi Çupi.