Më shumë se një javë pas katastrofës së tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në mbi 40 000, njoftoi sot agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu”. Vetëm në Turqi, numri i të vdekurve ka arritur në 35 418, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Numri i të vdekurve në Siri raportohet të jetë 5 900.
Pak më shumë se një javë më parë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, rajoni u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi rajonin, dhe disa orë më vonë nga një tërmet i dytë i fortë me magnitudë 7.6 ballë. Autoriteti turk i kontrollit të fatkeqësive AFAD deri më tani ka regjistruar mbi 2 400 pasgoditje. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, numri mund të rritet në 50 000 ose më shumë. Megjithatë, media turke raportoi disa shpëtime sot në mëngjes.
Sipas “Anadolu”, një grua 26-vjeçare në provincën Hatay u shpëtua e gjallë pas 201 orësh nën rrënoja. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, e përshkroi tërmetin si fatkeqësinë më të keqe natyrore në rajon gjatë një shekulli.