Olta u shfaq në gjendje shumë të rënduar psikologjike sot, por duket se situata tani është qetësuar. Gjatë një bisede me Luizin, ky i fundit i tha Oltës se ajo është një femër e fortë dhe duhet të ringrihet edhe më e fortë pas çdo rrëzimi. Madje mes tyre nisën edhe batutat dhe Oltës iu rikthye buzëqeshja.


Luizi Oltës: Ti je e fortë. Sa më shumë të durosh, aq më e fortë bëhesh. Rrëzohesh dhe ngrihesh më e fortë. Ti e ke krijuar figurën tënde, e mirë e keqe, janë ata jashtë që vendosin.