Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në disa fshatra të Bashkive Selenicë dhe Vlorë në ambinetet e mbyllura për shtëpitë e barit .
Sipas burimeve nga ana e policisë alsioni ka nisur që prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm . Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlores. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se në Selenicë është gjetur një shtëpi bari si dhe një në një fshat të Vlorës .
Sipas burimeve policia ka arrestuar disa persona megjithatë janë duke hetuar dhe përfshirjen e disa personave të tjerë. Për aksionin e policisë pritet edhe një konfëncë për shtyp.