Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar sa i takon kërkesës nga ana e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal. Sipas saj sjellja e opozitës është denigruese disa prej deputetëve kanë falsifikuar firmat.

“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur.

Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë! Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal!”– shkroi ajo.