Nga Kreshnik Spahiu/
Berisha gënjeu përsëri.
Nuk gënjeu popullin, por mbështetësit e tij.
Ju premtoi si gjithmonë “Revolucion” dhe ai si gjithmonë i përcolli me dy fjalime.
Revolucionet e Berishës, përkthehen në konferenca shtypi në natyrë.
Tropojanët dhe kuksianët e devotshëm dhe besnikë, udhëtojnë 5 ore për të dëgjuar 15 minuta fjalim në bulevard. Dëgjojnë të njëjtën kasetë që përsërit Berisha në çdo ekran TV nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Po pse duhet ta ndjekin fjalimin në bulevard dhe jo nga ekrani?!
Sepse Berisha i gënjen dhe thotë: “Revolucionin këtë radhë e kam seriozisht”
Vazhdon gënjen dhe nuk skuqet fare para kamerave.
– Revolucionin e 15 korrikut e shtyu se iku në plazh
– Revolucionin e 15 Nëntorit e shtyu se filloj kampionati botëror
– Revolucionin e 6 dhjetorit e shtyu se e rrahën dhe s’dilte dot me syze
– Revolucionin e dimrit e shtyu se filluan pushimet e gjelit të detit
– Revolucionin e sotëm e shtyu se në darkë është Big-Brother dhe do shohin Luizin
Në historinë politike të revolucioneve s’ka njeri më banal dhe më qesharak se Berisha në organizimin e tyre.
– gënjen
– tradhton
– pret në besë
– premton
– humbjen e shet si fitore
– mashtron dhe thotë morën pjese 100- fishi
Njeri që i ka bërë dëm kauzave dhe institucionin të protestës më të madh se Berisha nuk do e gjeni në planet.
Dëlirat dhe i sëmurë për protagonizëm. Merr flamurin dhe mikrofonin dhe nuk ja lëshon askujt nga populli.
Në gjithë botën protestat i organizon dhe drejton populli:
– Pa fjalime, por me aksion
– Pa konferenca, por me pjesëmarrje
– Pa ligjërata, por me goditje
– Pa protagoniste, por me turme
– Pa kënge, por me bllokime
Berisha sot i bëri shërbimin e radhës Edi Ramës.
Me braktisjen e “revolucionit”
Me pjesëmarrjen e vogël
Me parullat kundër ambasadores amerikane
Me gënjeshtrat për vazhdimësi
Me shoqërimin nga 200 bodyguard
Me kohën e shkurtër 2 ore proteste
Me besë-prerjen që bëri demokratëve
Me dështimin për te rrëzuar Ramën
Me ftohtësinë e protestës
Sot Berisha u tregua më i dobët se Lulzim Basha që i mbante 3 muaj natë dhe ditë njerëzit në bulevard dhe që digjte kryeministrinë.
Sot Berisha u tregua dhe më i dobët se Adriatik Lapaj që nuk kishte nevoje të mbushte autobuza me militant nga Tropoja sepse në shesh mblidhte gjithë Tiranën me kauzat e çmimeve dhe të drejtave ekonomike.
Berisha sot bindi 100.000 demokratë që e ndoqën nga ekrani dhe nuk shkuan në protestë që pa larguar Berishën, nuk do e rrëzojnë Edi Ramën.
Çdo kush sot u bind që Berisha është fati më i madh për Edi Ramën që paska lindur me këmishë, që pas 10 vitesh konsum të ketë përball armikun e Amerikës.
Sot Berisha kishte në shesh vetëm 10.000 mbështetës nga fshatrat e humbur dhe askush nga Tirana.
Nuk ka ngelur më asgjë nga ajo partia e 8 dhjetor 1990 qe krijuan studentët, rinia, qytataret dhe Tirana. Thjeshte ka mbetur nje parti e disa fshatrave në veri.
Tirana nuk mund të mbështesi njeriun që e ka izoluar Amerika, Anglia dhe Europa.
Imagjinoni sa pak do mbeten kur të humbasin të gjitha zgjedhjet bashkiake 2023 dhe ato parlamentare 2025. Jam i sigurt se kur të humbas zgjedhjet parlamentare 2025, 82 vjeçarin e rrjedhur nga trutë nuk do ta mbështesin as familja e tij, sepse do e kuptojnë që ego e tij e sëmurë po i dëmton të gjithë, familjen, militantët, partinë dhe Shqipërinë.