Kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për gazetaren e Faxnews Rugova Dunisha ka thënë se opozita sot është në kaos dhe ka shumë probleme. Duka sqaroi se ata do të mbështesin kandidaturën e Igli Carës në Durrës, por shtoi se në zgjedhjet e 14 majt do të shkojnë vetëm, ku fokusi do të jetë të anëtarët te këshillat bashkiak.

Më tej Duka tha se ata mbeten në opozitë dhe se qëllimi është të testojnë elektoratin.

Duka: Kjo ndikohet nga situata kaotike,duhet të testojmë veten përballë elektoratit. Kemi lëvizur në të gjithë Shqipërinë, kemi identifikuar këshilltarët, ne do vazhdojmë të bëjmë fushatë, natyrisht pozicioni ynë është në opozitë, nuk kemi tendencë të kapercejmë krahun tjetër. Në shumë vende opozita po del me disa kandidatura dhe kjo nuk ngjall shumë shpresë.Ne mbështesim Igli Carën.

Ne nuk jemi distancuar nga opozita, ne jemi në opozitë, por opozita është kaotike dhe ka shumë probleme brenda vetes, dhe nuk ka bërë një kordinim të aktorëve opozitar. Ne do fokusohemi vetëm të anëtarët e këshillit bashkiak. Ka akoma luftë brenda PD. Edhe Asambleja tregon se jemi në limitet e kohës, duhet ti japim forca dhe të mbështesim këshillat bashkiak.

Nuk është se nuk u tentova të bashkohem me partitë e vogla, menduam të dalim me siglën e PAA, të ketë votat e saj.

I pyetur se në cilat bashki, PS ka dobësitë e saj, Duka u ndal te Durrësi duke thënë se opozita ka një kandidaturë dinjitoze, duke iu referuar Igli Carës.

Duka: Durrësin, se PAA ka vota të rëndësishme, ka edhe bashki të tjera, Shkodra, Kukësi, Tropoja. Më afer reales jam Durrës. Durrësi ka një kandiature dinjitoze.

Sa i takon protestave të ditëvë të fundit, për kreun e PAA ato janë të mira por nuk arrijë qëllimin final.

Duka: Protestat janë pozitive , janë një armë që mund të ndihmojnë por duhet të kesh gjerat kryesore, organizimi i opozitës, PD, nuk besoj se do arrijnë produktin final.