Menjëherë pas largimit të protestuesve nga Kuvendi i Shqipërisë, ka nisur pastrimi i qytetit nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Ata kanë pastruar rrugën para Kuvendit, duke larguar mjetet piroteknike që u hodhën nga protestuesit e thirrur nga Sali Berisha.
Pak minuta pas përfundimit të protestës, Tirana është rikthyer në normalitet.