Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, dhe deputeti i Partisë Demorkatike Luan Baçi u përplasën në lidhje me protestën e opozitës.

Karabina tha se kauza e protestës nuk ishte morale, pasi në çështjen McGonigal, Berisha atakon vetëm Ramën dhe nuk i kërkon falje Lulzim Bashës për akuzat e bëra për paratë ruse dhe se është peng i kryeministrit.

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi i tha Karabinës se duhet të ishte në shesh, pasi ishin demokratët ata të cilët e bënë 3 muaj ministre.

Mirela Karabina: Unë e quaj një protestë me moral të thyer. Për arsye se u nis për çështjen McGonigal dhe ai që u dëmtua nga investimi politik i kryeministrit Ram është Lulzim Basha.

Ku qëndron morali këtu nëse ti ngre një kauz për aferën në SHBA pse kap vetëm kryeministrin dhe nuk kap Lulzim Bashën.

Nëse do të kapej dhe Lulzim Basha atëherë do të ishte një kauz e vërtetë. Lulzim Basha është përmendur si peng. Çështja është në hetim dhe aty duhet të ishte dhe zoti Lulzim Basha, ose t’i kërkohej falje, pasi është një retorikë e tërë që ka përçarë Partinë Demokratike duke e quajtur peng.

Luan Baçi: Kujt t’i kërkoj falje Lulzim Bashës?

Karabina: Nëse je do të jesh i besueshëm tregoju të vërtetën qytetarëve!

Baçi: Zoti Basha të tregoj burimin e të ardhurave. Merru me Ramën jo me zotin Berisha. Duhet të ishe në shesh me demokratët, demokratët të bënë 3 muaj ministre.