Deputetët e opozitës kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre për mungesën e Edi Ramës në interpelancë. Gjatë kohës kur ministrat e Ramës kanë prezantuar projektligjet, deputetët e opozitën kanë vijuar t’i bien tavolinës me bidonë dhe duar, si dhe t’i bien bilbilit.
Kryetarja e Kuvendit i ka tërhequr sërish vëmendjen Gazment Bardhit, pasi e përjashtoi, duke i thënë se nëse vazhdon të thyej rregulloren rrezikon të përjashtohet me 10 ditë.
“Për sot jeni përjashtuar, rrezikoni 10 ditëshin e përjashtimit zoti Bardhi”, tha Nikolla.