Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili është një nga deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, ka folur për mediat duke e cilësuar vendimin e fundit të byrosë për të lënë në fuqi vendimin e përjashtimit të këtyre deputetëve si vendim fashist.

Ai shtoi se roli i opozitës është të kontrollojë qeverinë, një rol që sipas nuk po mund ta ushtrojnë dot.

Deputeti shtoi se është kërkuar ngritja e një komisioni hetimor për çështjen McGonigal, pasi sipas tij kryeministri ka tentuar të shkatërrojë opozitën.

“Me një vendim të tipit fashist, parlamenti i Shqipërisë, përsëri përjashtoi deputetë të parlamentit nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare. Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të fundit.

Opozita nëse ka një rol është ai i kontrollit të qeverisë dhe këtë e bën me instrumentat që i lejohet çdo deputeti.

Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për të hetuar skandalin e kryeministrit i cili nëpërmjet korruptimit të agjentit të FBI synoi të shkatërronte demokracinë duke goditur opozitën.

Kërkojmë që të hetohet me themel kjo aferë e pisët. Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë zgjedhës. Kemi vendosur që të mos të seanca normale të parlamentit pa u rregullaur kjo gjë.

Kemi kërkuar sot që ai vendim që na përjashtoi deputetët, të anulohej si anti-kushtetues, pa garantuar aspak të drejtën që na e njeh ligji, që i garanton cdo deputete të drejtën të marrë pjesë në mbledhjen e byrosë në lidhje me shqyrtimin e kërkesës tonë, ju jeni dëshmitar se si garda urdhërohet nga Kuvendi që të pengojë deputetët duke ushtruar dhunë fizike.

Kanë marrë një vendin të formës së prerë që ekzekutohet menjëherë pa dëgjuar asnjë deputet të PD,” tha Bylykbashi.