Kryeministri Edi Rama thotë se do të shkojë në Parlament kur të mbahet mocioni me debat për çështjen “McGonigal”.
Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për përjashtimet e deputetëve të PD nga Kuvendi, për të cilët tha që është një masë që e meritojnë.
Më tej kreu i qeverisë tha “Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp.”
Pjesë nga intervista
Unë nuk përjashtoj deputet se nuk jam kryetar i Parlamenti apo i komisionit përkatës, mashzoranca nuk përjashton njerëz. Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp. Dhe ushtrojnë forcë për punimet e Kuvendit. Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjale gjithsecili dhe askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin. Për të bërë një votim shkarkim të kryetares së Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim. Parlamenti nuk është në funksion në atë që thonë për në funksion të një lufte të brendshme të tyre. Unë jam kryeministri që kam qenë në Parlament më shumë nga kryeministrat e tjerë dhe pa dashje jam përfshirë edhe në situata që nuk jam krenar. Unë nuk kam refuzuar për të shkuar në mocionin me debat, unë do të shkoj se e shikoj të arsyeshme që të komunikoj me zgjedhësit. Mua nuk më çon njeri me forcë.