Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një grup shqiptarësh prej 7 personash kanë debatuar dhe janë përleshur me njëri – tjetrin, teksa kanë qenë në një kafe.

Si pasojë e përplasje me armë mes tyre, u vra aksidentalisht një tjetër shqiptar, që nuk kishte lidhje me grupin.

Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në orën 23:40 të së martës mbrëma në një kafe në Athinë.

Sipas informacioneve nga mediat greke, gjithçka ka nisur prej një grupi prej shtatë shqiptarësh të cilët ende pa u ulur mirë në kafene kanë nisur të debatojnë.

Pas debatit të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxori armën duke qëlluar, ku për pasojë mbeti i vrarë një tjetër shqiptar, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkëatdhetarëve.

Pas ngjarjes, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Efektivët kanë gjetur një makinë tip xhip, që dyshohet se i përkiste njërit prej anëtarëve të grupit, por ashtu janë gjetu redhe shtatë gëzhoja dhe një plumb pistolete.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së dyqanit.