Përmirësohet situata në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur është 500 hektarë. Ka një rënie me 520 hektarë që prej ditës së djeshme. Gjithashtu, situata është përmirësuar dhe në rrugën e Obotit pasi nuk ka prezencë uji. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 01.02.2023 paraqitet si me poshte :
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 e pandryshuar me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.98 m ka renie me 12 cm me diten djeshme( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 500 Ha, ka renie me 520 Ha me diten e djeshme.
Njesia Administrative Ana e Malit 500 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit nuk ka prezence uji .
Ujesjellesi Oblika 1 eshte vene ne funksion.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.