Personi A, i identifikuar në dosjen ‘McGonigal’, si Agron Neza e për të cilën opozita e Sali Berishës ka thirrur protestë ditën e shtunë, duket se lidhjet i ka pasur edhe me aleatin e tij, Ilir Metën, i cili gjithashtu pritet t’i bashkohet protestës së 11 shkurtit.
Ditën e djeshme emisioni Top Story ka publikuar një foto në të cilin shihet Ilir Meta nën shoqërinë Agron Nezës, i lakuar si personi A në çështjen e ish zyrtarit të FBI të vënë tashmë në hetim. Në foto është gjithashtu i pranishëm ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini në prani të disa biznesmenëve kinezë.
Foto është fiksuar pak vite më parë, në një prej restoranteve të njohur në kryeqytet, duke hedhur poshtë kështu deklaratën e Metës, se nuk e njeh Agron Nezën. Ish-agjenti i Shërbimit Sekret Shqiptar është kthyer në qendër të debatit politik për opozitën e Sali Berishës, për shkak të njohjes së tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, të cilin Berisha e akuzon se bashkëpunoi me kryeministrin Rama për asgjësimin e opozitës./