Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni prej disa ditësh tanimë, e ka nisur ditën me një reagim në rrjetin e tij social “facebbok” për përvjetorin e luftës në Ukrainë.

Rama nga Hiroshima shprehet se populli ukrainas ka shfaqur një rezistencë të pashembullt.

“Po mbrohet heroikisht atdheu dhe vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë dhe sovranitetit” shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me njëvjetorin e rezistencës së pashembullt të popullit të Ukrainës, i cili po mbron heroikisht bashkë me atdheun edhe vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë, sovranitetit, ju uroj një ditë të mbarë🇺🇦🙏