Në 24 orët e fundit janë kryer 438 testime, nga të cilët 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Shkodër.

Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.