Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke komentuar vendimin e Edi Ramës për të bojkotuar Kuvendin dhe përgjigjet lidhur me skandalin “McGonigal”, thotë se “Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë, ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht”.
“Edi Rama dhe qeveria e tij, përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një kalbësirë të dekompozuar.
Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi kërkojnë hetim të plotë të gjithë aferës për një drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor.
Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit, mafia që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama.
Ndaj cddo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste pasi nuk ka shqiptar të asnjë lloj bindjeje politike që të pranojë një kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias”, tha Vasili ne nje deklarate per mediat.