“Një projekt strategjik për vendin por edhe rajonin e Europës juglindore” – kështu e konsideroi kreu i qeverisë Edi Rama, projektin për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Në prezantimin me përfaqësues të rreth 40 kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, Rama tha se projekti ka ngjallur mjaft interes.
“Ju siguroj që ne jemi shumë të vetëdijshëm qoftë për paragjykimet me të cilat duhet të përballemi kur është fjala për të hapur ekonominë tonë dhe për të hapur dyert dhe dritaret që të gjithë ata që duan të përfshihen t’i gëzojnë këto mundësi. Dua t ju siguroj se në provën e fakteve do mund ta shihni në vetë të parë, pse i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin për të patur procese transparente dhe në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë që janë merita mbi bazën e konkurencës. Për ne ky është një proces i shtrirë në kohë. Vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë bujare me ne dhe 3 dekade përpjekje për një Shqipëri demokratike, moderne. Eksperienca nuk është në anën tonë, ndaj i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare, sic eshte kompania holandeze, që po punon me seriozitet korrektesë, kapacitet teknik dhe talent për t’u admiruar. Sigurisht nuk po punojnë falas, holandezët janë sa të zotë edhe të shtrenjtë. Nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë fitues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin. Besoj që kompania është një nga arsyet, që keni ardhur këtu me besim. Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu. Edhe pse në fund vetëm një kompani do fitojë kjo do të ndodhë si rezultat I një procesi që do ju bëjë të riktheheni me shumë më tepër siguri e respekt. Jemi të vetëdijshëm që për ta bërë Shqipërinë vendin që meritojnë fëmijët tanë, kemi nevojë për partner të duhur.” -u shpreh Rama.